Rreth 200 mijë banorë dhe qytetarë do të përfitojnë kushte më bashkëkohore pas rikonstruksionit të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga punimet që po kryhen në godinëne spitalit.

“Në kantierin e Spitalit Rajonal të Lezhës po punohet me intensitet për rilindjen tërësore të godinës, një investim i qeverisë që do të mundësojë transformimin e plotë të infrastrukturës dhe zgjerimin e kapaciteteve të spitalit, duke garantuar shërbime më të mira shëndetësore për të gjithë pacientët”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi dje nga afër punimet në këtë spital, i cili pas rikonstruksionit do të rrisë gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Ky spital ofron shërbime në patologji, pediatri, shërbimin e Anestezi-reanimacionit, të kirurgjisë së përgjithshme, okulistikë, kujdes paliativ, kimioterapi, ortopedi si dhe shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë./ata