Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi sot se mpox, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër i sëmundjes, nuk është Covid i ri pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.

"Ne mund dhe duhet ta trajtojmë mpox-in së bashku," tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-se për Evropën, gjatë një konference për shtyp.

Ai theksoi se mënyra se si do të përgjigjen tani dhe në vitet e ardhshme do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën.

“Pra, a do të zgjedhim të vendosim sistemet për të kontrolluar dhe zhdukur mpox globalisht, apo do të hyjmë në një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet e ardhshme do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën”, theksoi ai./Dosja