Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Gazetarja e Report TV Keti Banushi informon se mes emrave që GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka firmosur masën e sigurisë 'arrest me burg' janë Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, gazetarin Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja. Urdhërarreste janë firmosur edhe për shtetas të huaj.
Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë. Zyrtarisht SPAK ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar dhe është tepër i rezervuar lidhur me operacionin. Gazetarja e Report Tv mëson se janë firmosur dhe masa të tjera sigurie.
Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa gjyqtarja është Irena Gjoka ka dhënë masat e sigurisë 'arrest me burg' për të shtetasit për të cilët është firmosur urdhërarresti.
Mes emrave që përmenden se janë firmosur urdhërarrest është Denisa Tollkuci, e cila rezulton të jetë emëruar nga Klodian Zoto si administratore e kompanisë ‘Integrated Technology Services’, më datën 11 qershor 2020. Edhe gazetari Habilaj rezulton se nuk ndodhet në Shqipëri por është i larguar jashtë.
Dosja e inceneratorit
Në dhjetor 2023 u firmosen 15 urdherarrestet e para nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere.
Ndërkohë në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranes u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Asnjë prej këtyre urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.
Në maj të 2024, gjatë raportimeve në Komisionin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se hetimet për inceneratorin vijonin dhe se prej nga muaji gusht 2023 kur është sekuestruar çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara./Shqiptarja