Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se ka kërkuar seancë urgjente pyetje -përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Ajo shton se pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM, prandaj duhet transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor

Xhixho: Kam kërkuar seancë urgjente pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve. Studentët e degëve që qeveria i ka shpallur prioritare duhet të ishin trajtuar me bursë në masën e një page minimale (40 mijë lekë të reja) , në bazë të VKM së datës 29 qershor 2023. Me këtë VKM, qeveria vendosi heqjen e kriterit të ruajtjes së notës mesatare, duke u dhënë të drejtën e bursës të gjithë studentëve të regjistruar rishtas.

Me synimin për të parandaluar mbylljen e shumë degëve të rrezikuara, qeveria e zgjeroi edhe listën e degëve prioritare, duke shtuar në të edhe degët e arsimit parashkollor dhe fillor si edhe degët: Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale. Pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM. Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80! Zëri i studentëve duhet dëgjuar, transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor!

Xhixho kërkon seancë urgjente me Manastirliun: Nuk janë