Artistja shqiptare Rita Ora në një intervistë të fundit për emisionin e njohur amerikan "iHeart Radio", ka ndarë disa detaje rreth karrierës së saj profesionale dhe jetës private.

Gjatë intervistës, Rita Ora ka përmendur dhe disa këngëtare të tjera shqiptare të njohura në botë si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, duke treguar krenari për suksesin e tyre ndërkombëtar.

33-vjeçarja gjithashtu ka treguar se di disa gjëra për historinë e shqiptarëve, veçanërisht për ilirët. Mirëpo, ajo habiti jo pak kur tha se këto informacione i ka mësuar nga aktori i "Fast and Furious", Vin Diesel.

“Di një histori ilire sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, tha ajo.

Moderatori i emisionit reagoi menjëherë dhe e pyeti: “A është ai shqiptar?”

Rita Ora, me humor, u përgjigj: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”.

 

Aktori i Hollywood-it, Vin Diesel, ka qenë shpesh herë i paqartë për etninë e tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndërsa babanë biologjik nuk e ka njohur kurrë./Tema