NATO njoftoi se nënshkroi një tjetër marrëveshje për prodhimin e predhave të artilerisë me vlerë 1.2 miliardë dollarë.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është kthyer në një betejë për municione, kështu që është e rëndësishme që aleatët të mbushin rezervat e tyre, pasi ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, sipas një deklarate të aleancës.

"Kjo është një nxitje e rëndësishme për industrinë tonë të mbrojtjes transatlantike, duke na ndihmuar të përmbushim nevojat tona të sigurisë, ndërkohë që vazhdojmë të ofrojmë mbështetje jetike për Ukrainën", tha ai në një ceremoni nënshkrimi me Agjencinë e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) në Bruksel.

Ai zbuloi se NSPA ka rënë dakord për kontrata me vlerë rreth 10 miliardë dollarë që nga korriku, duke përfshirë predha obusi, municione tankesh, raketa të drejtuara antitank, municione 155 milimetrash dhe raketa interceptuese Patriot./aa