Asnjë prej 8 masave të sigurisë të lëshuara për inceneratorin e Tiranës nuk janë ekzekutuar nga policia e shtetit.

Burime të besueshme i thanë gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj se 5 prej personave me mase sigurie rezultojnë të jenë jashtë shtetit.

Nga verifikimi i kryer në sistem të njëjta burime shtojnë se 5 shtetasit në fjalë kanë dalë nga territori i Shqipërisë pak ditë para zhvillimit të operacionit.

Ndërsa për 3 personat e tjerë që janë në masë sigurie nuk janë gjetur në banesë apo në ambiente ku dyshohet se i frekuentonin.

Gjatë ditës së shtunë SPAK ka kryer disa kontrolle për të cilën janë sekuestruar disa dumenta dhe aparate elektronike.

Sipas të dhënave për 8 persona i është prerë urdhër arreste.

Mes peronave me mase janë Ilir Dedja, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Dashamir Ymeraj dhe shtetasi me iniciale E.H.

Mes persona me masë shtrënguese arrest në burg janë edhe 3 shtetas të huaj./OraNews