Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët në kuadër të punimeve për ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, deklaroi se BE vjen me një plan të ri ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Varhelyi theksoi se ky plan ka si synim përshpejtimin e integrimit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ky integrim të vijë përpara se të ndodhë anëtarësimi.

 

“Kemi folur për valën e zgjerimit dhe cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur, Komisioni të sjellë një plan të ri për rritjen që do të ketë për synim përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe do të ketë synim për Ballkanin Perëndimor që këto vende të integrohen edhe përpara se të ndodhë anëtarësimi. Me anën e këtij plani të përshpejtojmë edhe programet e tyre ekonomike që ët shikojmë rezultatet të prekshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë. Europa është këtu për të kontribuar por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta”, tha komisioneri Varlehyi.