Me rastin e ditës së demokracisë së Turqisë në një ceremoni të mbajtur në momunemtin e demokracisë në parkun e liqenit në Tiranë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay në një fjalim të mbajtur vuri theksin tek rëndësia e demokracisë, lufta kundër terrorizmit ku ne veçanti u ndal në luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste FETO.

‘Kombi turk me rezistencën e tij të nderuar, mbrojti rendin kushtetues, parlamentin dhe qeverinë legjitime duke sakrifikuar 252 dëshmorë dhe mijëra veteranë dhe shkroi një epoke të demokracisë. Sot është festë e demokracisë jo vetëm për kombin turk, por për të gjithë kombet që besojnë në demokraci’ tha Atay dhe ne vijim të fjalës së tij shtoi se si rezultat i gjyqeve të zhvilluara në vendin tonë dhe rrëfimeve dhe kunder zbulimeve nga brenda organizatës, është vërtetuar se tentativa e përgjakshme për grusht shteti është organizuar nga FETO dhe se ndjekësit e saj e kanë orkestruar këtë tentativë në përputhje te plot me urdhrat e liderit Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA.

Në vijim të fjalës së tij Atay u shpreh: ‘Me përpjekjet e shtetit tonë u shkatërrua shtylla kurrizore e FETO-s në Turqi, e cila përveç se është organizatë terroriste, është edhe një rrjet spiunazhi me atribute “kulti”. Megjithatë, duket se ka ende shumë njerëz që mendjen, vullnetin dhe ndërgjegjen e tyre ia kane falur kesaj organizate dhe akoma nuk kanë mundur ta pranojnë realitetin e kesaj organizate. Sepse, FETO duke përdorur të gjitha vlerat universale për qëllimet e veta, përmes metodave korruptive dhe oportüniste, paraqet rrezik për të gjitha shoqëritë jashtë vendit që kanë lidhje me Turqinë. Lufta jonë kundër këtij rrjeti Spiunazhi po vazhdon me vendosmëri edhe jashtë vendit.’

-           Prania e FETO-s në Shqipëri e rrezikshme

Duke u ndalur në strukturimin e organizatës terroriste FETO në Shqipëri Atay u shpreh: ‘Në Shqipëri, për fat të keq, shikojme që struktura e FETO-s vazhdon të ekzistojë ne menyre te rrezikshëm. Organizata shfrytëzon popullin vëlla shqiptar me sistemin e shfrytëzimit që ka krijuar në sektorin fetar, shëndetësor dhe arsimor. Ne do të vazhdojmë të shpjegojmë në çdo rast se çfarë lloj organizate terroriste e gjeneratës së re është FETO, për faktin që Shqipëria të mos përjetojë ato eksperienca te dhimbshme që ka kaluar vendi ynë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se kjo situatë nuk është lehtë për tu kuptuar. Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë ështe per të shpjeguar faktin se si mund të dalë një terrorist nga një shkollë ose spital. Procesi që çon deri në 15 korrik dhe ato që u përjetuan më 15 korrik përbëjnë përgjigjen më të qartë për këtë. Përmes rrëfimeve nga brenda organizatës është faktuar se ata që dolën me tanke në rrugë atë natë të përgjakshme duke qëlluar me plumba mbi qytetarët, përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijët, sulmuan me avionë luftarakë dhe helikopterë, i merrnin urdhrat e tyre nga anëtarët e FETO-s. (të cilët quheshin imame/drejtues) të cilët punonin si mësues në shkolla të caktuara në Ankara. 

FETO është një kërcënim serioz për të ardhmen e çdo vendi në të cilin vepron. Shpresoj që; Ndërgjegjësimi i publikut shqiptar për anën e errët të FETO-s të rritet dita-ditës.

Të nderuar pjesëmarrës’.

-           Vendet e huaja presion që FETO të vazhdojë në Shqipëri

‘Ne po shikojme gjithashtu se ka organizata ndërkombëtare dhe shtetërore që u bëjnë presion vëllezërve tanë Shqiptarë për të siguruar që ky rrjet tinëzar të vazhdojë aktivitetin e tij në Shqipëri’ tha Ambasadori Turk dhe më pas në vijim të fjalës së tij u shpreh:

Ne e dimë se ka nga ata që përpiqen të mbrojnë FETO-n në strukturën fetare, shkollat, spitalet dhe kompanitë e këtij rrjeti tinëzar në Shqipëri, e cila eshte krijuar nga një organizatë e huaj inteligjente me qëllime të qarta për kundër Republikës së Turqisë dhe kombit turk për këtë arsye ushtrojnë presion madje edhe Autoriteteve Shqiptare.

Me këtë rast, dua t'i jap një mesazh komunitetit ndërkombëtar në Tiranë.

Kësaj organizate iu thye shtylla kurrizore në Turqi; Po ashtu dita ditës po humbet pushtetin edhe jashtë vendit. Pra, do të pushojë së ekzistuari. Ajo që është e përhershme është Republika e Turqisë, një anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE, e cila ka një rëndësi kritike për demokracinë, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. 

Në përfundim të fjalës time, edhe një herë i përkujtoj me respekt të gjithë dëshmorët tanë dhe shpreh mirënjohjen time te thellë për të gjithë veteranët tanë.’ / Frekuenca.net