Vasiliki, studente e Fizioterapisë rezulton mes personave që i shpëtuan mrekullisht përplasjes së trenave në Larisa. 19-vjeçarja ka rrëfyer për mediat se si arriti të shpëtonte bashkë me të dashurin e saj, ndërsa bën deklaratën e fortë. Ajo ka kërkuar falje që ishte gjallë.

 

 

“Më vjen turp që jam gjallë. Më vjen keq që mbijetova”, tha ajo.

 

Vasiliki ndodhej në vagonin e dytë, ndërsa mes saj kishte dhe të rinj të tjerë dhe fëmijë, ndërsa arriti që të dilte bashke më të dashuri e saj përmes një vrime në tokë që ishte krijuar pas përplasjes.

“Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorantin e trenit kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Po shikoja drejt Athinës. Një vagon tjetër ra mbi ne, dolëm nga një vrimë në tokë”, tha e reja teksa përshkruante ngjarjen.

 

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda! Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, tha ajo.