ina shprehu gatishmërinë e saj për të ndërmjetësuar në konfliktin e vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në qytetin jugor të Guangzhou.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se ”Kina mbështet të gjitha përpjekjet pro paqes dhe është e gatshme të luaj një rol konstruktiv në përfundimin e konfliktit dhe rifillimin e bisedimeve të paqes”.

”Kina beson se të gjitha konfliktet duhet të zgjidhen përfundimisht në tryezën e bisedimeve”, theksoi Wang.

Kohët e fundit, si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë sinjalizuar, në shkallë të ndryshme, gatishmërinë e tyre për të hyrë në negociata.

Sipas burimeve kineze, Kuleba i tha Wangut se ”Ukraina është e gatshme të fillojë negociatat me Rusinë me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”./ /os/