Shkencëtarët kanë zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale të quajtur “cWGAN” për të parashikuar ecurinë e zjarreve pyjore.
Sipas revistës “Science Daily”, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në SHBA përdorën të dhëna të marra nga imazhet e mëparshme satelitore në zhvillimin e modelit të ri të inteligjencës artificiale.
Studiuesit shpjeguan se modeli i quajtur “cWGAN” përdor të dhënat satelitore për të përcaktuar me saktësi se në cilin drejtim do të lëvizë zjarri, sa intensiv do të jetë dhe shpejtësinë e zjarrit.
Thuhet se modeli, i cili u testua për herë të fundit në zjarret pyjore në shtetin e Kalifornisë dha kontribut të madh në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e zjarrfikësve./ata