Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për uljen e tarifave për pajisje me pasaporta, letërnjoftime, certifikata dhe shërbime të tjera në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencë për medie të mërkurën tha se nga ky vendim do të përfitojnë mërgimtarët.

Krahas kësaj, ajo tha se do të lehtësohen edhe procedurat burokratike për rifitimin e shtetësisë.

Pas këtij vendimi pajisja me letërnjoftim biometrik nga 50 euro bëhet 30 euro, pajisja me pasaportë nga 150 euro në 100 euro, kurse rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të ketë kosto zero./ata