Pas 15 orëve debate të forta, senati france miratoi reformën e pensioneve.
Pavarësisht protestave të forta që kanë përfshirë vendin, presidenti Emanuel Macron nuk u tërhoq nga propozimi dhe mori votat për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç, nga 62 që është aktualisht.
201 anëtarë të senatit votuan pro nenit 7 i cili është edhe më i diskutuari, ndërsa 115 kundër.
Ligji për pensionet në francë pritet të kalojë këtë javë në Dhomën e Sipërme të Senatit ndërsa qeveria franceze shpreson që reforma të kalojë në parlament deri në fund të muajit.
Refoma e pensioneve ka shkaktuar demonstrata të dhunshme në Francë, të cilat sipas sindikatave do të vazhdojnë.
Aktivistët e të drejtave të grave thonë se ligji thellon pabarazinë.
Macron e ka vënë ndryshimin në qendër të axhendës së tij politike, me qeverinë e tij që argumenton se rritja e moshës së pensionit dhe forcimi i kërkesave për një pension të plotë janë esenciale për ta mbajtur sistemin larg nga zhytja në një deficit.
Franca mbetet prapa shumicës së fqinjëve të saj evropianë, të cilët e kanë rritur moshën e pensionit në 65 vjeç e lart.