Skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportistë ka mbërritur në Paris, Francë, për edicionin e 33-të të Lojërave Olimpike.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga mbërritje e skuadrës shqiptare.

“Në edicionin e 33-të të Lojërave Olimpike, skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportistë së bashku me trajnerët dhe zyrtarët e federatave kanë mbërritur tashmë në Paris mes 10 500 sportistë nga e gjithë botë”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama tha se “Luiza Gega, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Franko Burraj, Manjola Konini, Kaltra Meça dhe Grisi Konxhaku do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive duke synuar një medalje për Shqipërinë edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm botëror”.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në Paris, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10500 sportistë nga e gjithë bota. 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht./ata