Në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet nesër “Marathon Enkelana”, në edicionin e saj të III-të me pjesëmarrjen e 650 garuesve.

Kjo maratonë do të ketë edhe këtë vit dy disiplina; 21.195 m Lin-Pogradec dhe 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec.

Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 32 vende të botës, profesionistë dhe amatorë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Konkretisht do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë: më 27 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20:30 aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 10-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.

Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:00.

Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰; Bulevardi “Reshit Çollaku”; Bulevardi “Kajo Karafili”; Rruga deri tek Karburanti “Gega”; Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.

Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali ;Pogradec-Lin ora 18:50 deri në 20:30 dhe Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19:00-21:00./ata