Ishte një prej lojtarëve më të mirë të evropianit. Sot Nico Williams është nga futbollistët më të kërkuar në merkato. Së fundmi janë kampionët e Francëz, PSG që janë futur në garë për sulmuesin spanjoll.


Në “luftën” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”.


Parizienët mund të devijojnë rrugën e së ardhmes së anësorit të Bilbaos, të kërkuar nga Barcelona.

Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.

Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit./BalkanWeb