ofia Vergara ka folur mbi kirurgjinë plastike dhe planet e saj për t'iu nënshtruar procedurave të ndryshme në të ardhmen. Aktorja 51-vjeçare tha se edhe pse nuk ka bërë ende ndonjë operacion të madh estetik, është diçka që synon ta ndjekë së shpejti.
Vergara vuri në dukje se karriera e saj e në aktrim e ka penguar atë që të ketë procedura të shumta. Pavarësisht se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, Vergara është një adhuruese e Botox-it, të cilin e përdor rregullisht. Megjithatë, ajo shprehu mospëlqimin e saj për mbushësit dhe preferon t'i shmangë ato.
Kur u pyet se pse e mbështet kirurgjinë plastike, Vergara vlerësoi aftësinë e saj për të ndryshuar çdo aspekt të pamjes së një personi, duke u dhënë individëve lirinë për të përmirësuar pamjen e tyre sipas preferencave të tyre. “Unë do të bëj çdo operacion plastik që mund të bëj kur të jem gati”, tha ajo për revistën Allure.
"Do të doja të kisha më shumë pushim dhe do të kisha bërë gjëra tashmë. Por për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të jem në shtëpinë time duke u rikuperuar për javë të tëra. Unë nuk besoj në filler. Ndjej se filleri bën mirë kur je vërtet i ri dhe dëshiron pak më shumë faqe ose të mbushësh pak buzët. Në moshën time - 51 - ndiej se nuk do t'ju bëjë të dukeni më të rinj. Kjo do t'ju bëjë të dukeni më e bërë”./SyriNet