13 kandidatë janë emëruar zyrtarisht nga qeveritë e tyre për katër postet e larta drejtuese të OSBE-së, sipas diplomatëve të OSBE-së që folën në kushte anonimiteti. 31 maji shënoi afatin zyrtar të OSBE-së për të emëruar kandidatët për katër postet.

Kryesia malteze e OSBE-së shpalli kandidatët për të gjitha misionet e përhershme të OSBE-së në një letër të brendshme më 3 qershor. Ndërkohë pjesë e kësaj liste është edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Ai do të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së. Emri i kryediplomatit shqiptar është propozuar nga qeveria shqiptare.

Lajmi është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor”, ku theksohet se do të jetë në garë me 4 kandidatë të tjerë: Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi; Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE; John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë./Dita