Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me arrestimet e kryera nga struktura e posaçme antikorrupsion, SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se kushdo që ka folur dhe e luftuar korrupsionin është luftuar.

“Në bllok qeverisja i ka dal për zot çdo afere korruptive, çdo kontrate koncesionare, por dhe çdo individi të përfshirë”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, lufta kundër korrupsionit duhet të ishte bërë prioritet kombëtar vite më parë.

“Dhe jo ajo që po bëhet sot si një alibi për të dalë nga situata ku janë zhytur. A mund të jetë ilaçi për të shëruar një sëmundje ai që e ka shkaktuar këtë sëmundje? Kjo natyrisht duhet të ndodhë ndryshe, me një mëndësi të re, me një ide të re, me një vizion të ri por edhe me një ekip të ri. Me këto njerëz që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive ku janë bërë mbulesë e korrupsionit ne patjetër që nuk mund ta luftojmë atë qoftë edhe për procesin e integrimit”, përfundon Tabaku./ata