Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, pak orë para nisjes së Lojërave Olimpike.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Macron ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.

Në oborrin e Pallatit Élysée veç presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.

Ashtu si në shumicën e seancave plenare, Rama ka munguar edhe dje dhe këtë të premte, kur Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra për kodin zgjedhor./Tema