Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së Parlamentit pas një periudhe 3 vjeçare në drejtimin e Kuvendit.
Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion.
Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore.
“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën.
Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë.
Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj se nuk e kam pasur me qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.
Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjithëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm", tha Nikolla./Tema