Organizatorët e Olimpiadës së Parisit i kanë kërkuar falje Koresë së Jugut pasi delegacioni i tyre u emërua Republika Popullore Demokratike e Koresë, në transmetimin televiziv maratonë të ceremonisë së hapjes së të premtes në lumin Senë.
Republika Popullore Demokratike e Koresë është emri zyrtar i Koresë së Veriut komuniste.
Dy Koretë janë ndarë që nga Lufta Koreane (1950-53).
Të dy shtetet janë të ndara nga një zonë e çmilitarizuar dhe një traktat i përbashkët paqeje nuk është nënshkruar kurrë.
“Ne kërkojmë falje sinqerisht për gabimin e bërë në prezantimin e atletëve koreanë gjatë transmetimit të ceremonisë së hapjes”, tha Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në llogarinë e tij në X.
Koreja e Jugut shprehu pakënaqësinë e saj për incidentin.
Sipas Ministrisë së Sporteve në Seul, po kërkohet një takim me shefin e IOC, Thomas Bach.
Komiteti Olimpik Kombëtar i Koresë së Jugut ka njoftuar gjithashtu se do t’i dërgojë një letër proteste IOC-së për të parandaluar që një incident i tillë të përsëritet./ata