Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi mjediset moderne të burgut të ri dhe novator te grave ne Pogradec. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Britanisë së Madhe njofton se mjediset e burgut të grave në Pogradec janë demonstrimi më i fundit i partneritetit të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në fushën e Drejtësisë.
“Ambasadori dhe ministri Ulsi Manja vlerësuan Programin e Përbashkët të Reformës së Burgjeve, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar financon modernizimin e burgjeve, si ai i Pogradecit, pjesë e mbështjetjes sonë të vazhdueshme për shtetin e së drejtës”, lexohet në njoftim.
“Gjatë vizitës, Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nënshkruan marrëveshjen për projektin e ri prej 1.5 milionë stërlina (178 milionë lekë), për rinovimin e burgut të Fushë-Krujës dhe furnizimin me pajisje sigurie për sistemin shqiptar të burgjeve.
Krahas punës sonë të përbashkët për modernizimin e gjykatave në Shqipëri, përkushtimi i Mbretësisë së Bashkuar për përmirësimin e llogaridhënies dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, mbetet i palëkundur”, përfundon njoftimi./ata