Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e Kosovës në KiE, duke e cilësuar si një lajm të gëzueshëm për një sukses të merituar
“Votimi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i pranimit të Kosovës në KiE dhe përcjellja e Komitetit të Ministrave për vendimmarrjen përfundimtare është një lajm i gëzueshëm për një sukses të merituar”, thekson Nikolla.
“Prej aplikimit të Kosovës dhe deri sot, Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet delegacionit në AP të KiE dhe diplomacisë parlamentare intensive, ka lobuar fort për arritjen e këtij objektivi politik kombëtar. Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas”, përfundon reagimi i Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla./ata