Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është organizuar panel mbi ngjarjet e tentativës së mposhtur për grusht shteti në Türkiye natën e 15 korrikut 2016, ndërmarrë nga organizata terroriste FETO.
Në panelin e organizuar nën mbikëqyrjen e Ambasadës turke në Shkup, nga shoqata 15 Korriku, Instituti Yunus Emre, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Fondacioni Turk Maarif dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB) në Shoqatën ADEKSAM në Gostivar morën pjesë përfaqësues të ambasadës turke në vend, përfaqësues të institucioneve turke në vend, myftiu i Gostivarit Sabahudin Zendeli dhe të ftuar të tjerë.
Në panel, si folës morën pjesë kryetari i komisionit të bordit drejtues të Shoqatës 15 Korriku, Ahmet Alkılıç, si dhe Melih Fuat Ercan dhe Nermin Ercan, prindërit e dëshmorit Yılmaz Ercan, si dhe veterani i 15 korrikut Gökhan İşcan.
Programi filloi me leximin e himnit kombëtar turk, leximin e Kuranit, si dhe u shfaq një video për natën e tentativës së mposhtur për grusht shteti.
Në hapjen e programit mbajti fjalim edhe kryetari i MATÜSITEB-it, Tahsin Ibrahim, i cili tërhoqi vëmendjen për fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO.
Pas fjalimit hapës të panelit, kryetari i komisionit të bordit drejtues të Shoqatës "15 Korriku", Ahmet Alkılıç, si dhe Melih Fuat Ercan dhe Nermin Ercan, prindërit e dëshmorit Yılmaz Ercan, dhe veterani i 15 korrikut Gökhan İşcan treguan përjetimet e tyre mbi natën e 15 korrikut.
Në kuadër të programit, lutjen e bëri myftiu i Gostivarit Zendeli, u ndanë dhurata për ata që mbështetën organizimin e programit dhe u shpërnda hallvë në kujtim të dëshmorëve./aa