Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi sot se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, siguroi Hasani./ata