Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, njëheraz nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve u shpreh sot në komision se korrupsioni nuk po gjen shërim në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit.

Komentet u bënë ndërsa ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla paraqiti sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin për qeverisjen elektronike.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, nënkryetarja Dhurata Çupi, tha se Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit është kthyer në një institucion vatër të korrupsionit.

“Kurrupsioni një sëmundje malinje që s’po gjen shërim nê AKSHI. Ka mungesë të infrastrukturës elektronike në zonat rurale, siguria kibernetike një skandal i madh. Qasje e ulët e internetit në shumē zona të vendit ndërsa kërkohet rritje e numrit të shërbimeve elektronike dhe rritjen e numrit të punonjësve publike”, u shpreh ajo./ata