Rama: Do ndërtojmë skuadrën e madhe elektorale, do të hymë jo për të marrë thjesht mandatin e katërt por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së fitoreve tona. Sot nga kjo foltore e socialisteve do t’u them shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua PS në majën sfiduese të 2030, shqiptarët që duan të japin dorën e tyre për të ngritur në Bruksel flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në fund të këtij 10 vjeçari. Mandati ynë i katërt në një punë të gjatë e të vështirë, punë të jashtëzakonshme për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë dhe nisur një proces në anëtarësimin në BE./TopChannel