Pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla është shfaqur sot në Kongresin e Partisë Socialiste.
Në Kongres, Nikolla duket teksa qëndron krah kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosi.
Nikolla njoftoi dorëheqjen gjatë seancës së fundit plenare, ku tha se vendimi është për arsye shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës nga ajo.Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse TCH raportoi më herët, kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Nikollës, ku flitet për Spiropalin dhe Çuçin./TopChannel