Gjetjet e kësaj jave në Barmetri tregojnë se shqiptarët janë besnikë ndaj kampeve poltike dhe partisë që ata votojnë dhe kjo është një sjellje e konsoliduar me kohën.
Në pyetjen “gjatë jetës suaj a keni votuar të njëjtën parti apo parti të ndryshme”, shumica (66,7%) përgjigjen të njëjtën parti, vetëm 29,3 % përgjigjen parti të ndryshme.
Edhe kur pyeten për familjarët e tyre, sa prej tyre votojnë të njëjtën parti, përgjigjja “të gjithë” ka 50.5% të zgjedhjes nga qytetarët.
Në po të njëjtën linjë por të pyetur në një forme tjetër pohimi si: “Unë dhe familja ime kurrë nuk do të votojmë për parti tjetër, jemi besnik”, 31 % janë dakord , 38.8 % nuk janë dakord.