Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste ku kryeministri Rama propozoi edhe disa ndryshime në qeveri. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.

“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin”, shkroi Basha.

Sipas tij, tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.

“Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundoi Basha./ata