Mbahet sot seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berishën. Seanca është parashikuar në orën 14:00.
Avokatët e Berishës kanë parashtruar dy kërkesa: Pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe revokimin e masës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Në seancën e mëparshme Prokuroria i ka vendosur ne dispozicion pa pagese, fashikujt hetimore nëpërmjet postës elektronike.
Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në ‘arrest shtëpiak’ pasi akuzohet për çështjen Partizani./BalkanWeb