Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një konferencë të përbashkët në Tiranë me homologun e tij të Bosnje Hercegovinës, Elemedin Konakoviç.

Në fjalën e tij, ministri Hasani theksoi se gjatë bisedës mes tyre u vërejt qasja e përbashkët, si dhe vullneti për zgjerim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Po ashtu, ai theksoi se i kërkoi homologut të tij boshnjak një rivlerësim lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale.

“Gjatë bisedës me Ministrin e Jashtëm të Bosnjes konstatuam të njëjtën qasje”, tha ai.  “Gjatë bisedës që pata me kolegun konstatuam sërish se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkimit rajonal dhe në këtë kuadër i shpreha mikut tim boshnjak kërkesën për një rivlerësim lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës, Elemedin Konakovi theksoi se bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor në ruajtjen e paqes.

Po ashtu, ai falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e rezolutës për masakrën e Srebrenicës.

“Të gjithë duhet të jenë në dijeni të atyre që kanë ndodhur në Srebrenicë”, tha ai duke falenderuar ministrin Hasani për mbështetjen.”Të gjitha këto aktivitete shërbejnë për të ruajtur paqen e sigurinë në këto momente”, shtoi ai duke theksuar se është e rëndësishme që qetësia të mbizotërojë në Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat u zotuan për rritje të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve./vizionplus.tv