Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike "Paris 2024".
 

Krasniqi në finale u mposht nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, në kategorinë deri në 52 kilogramë, për ta zënë vendin e dytë në këtë kategori.
 

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare mundi italianen Odette Giuffrida, në çerekfinale ajo e mposhti izraeliten Gefen Primo, ndërsa në ndeshjen e parë Krasniqi e mposhti xhudisten Maryam Maharanin të Indonezisë.
 

Distria Krasniqi, xhudistja e trajnerit Driton Kuka, ka fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike "Tokio 2020"./aa