“Dardanët” pësuan disfatë 3-0 ndaj Rumanisë, në sfidën që shkoi për llogari të Nations League. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se është vetëm fillimi dhe se rezultatet do të vijnë.
Postimi:
Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.
I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.
Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.
Forca Kosovë! / BalkanWeb