Forcat izraelite arrestuan të paktën 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kuds.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 15 palestinezë në Bregun Perëndimor në 48 orët e fundit. Mësohet se mes të arrestuarve kishte edhe persona të liruar më parë.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 9.855.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, janë vrarë 592 palestinezë ndërsa më shumë se 5 mijë palestinezë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze./aa