Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në Tiranë, Presidentin e ri të Indonezisë, Prabowo Subianto.
Balluku ndau në rrjete sociale momente nga mbëritja e Presidentit të ri të Indonezisë, Prabowo Subianto, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
“Kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen në Tiranë Presidentit të ri të Indonezisë, Prabowo Subianto”, u shpreh Balluku.
Bashkëpunimi mes dy vendeve Shqipëri- Indonezi vitet e fundit është shtrirë në sektor të ndryshëm të ekonomisë dhe turizmit./ata