Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është në pararojë të përmirësimit të sistemit kombëtar të metrologjisë, duke e harmonizuar atë me standardet evropiane.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se me qëllim eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë, në 6-mujorin e parë 2024 janë kryer 18,916 verifikime të instrumentëve matës ligjërisht të kontrolluar, një përkushtim ndaj saktësisë në çdo hap.
Po ashtu ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 10,059 subjekte, duke garantuar standarde të larta për të gjithë.
Po ashtu, ministri bëri të ditur se në 6-mujorin e parë 2024 janë gjeneruar 28,339,745.7 lekë të ardhura./ata