Futbollisti italian Riccardo Calafiori i është bashkuar Arsenalit nga Bologna, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.

"Ne mirëpresim Riccardo-n dhe familjen e tij në Arsenal. Ai është një nënshkrim i madh dhe na jep forcë të madhe për të përforcuar mbrojtjen tonë", tha menaxheri Mikel Arteta në një deklaratë, duke shtuar:

"Riccardo është një personalitet dhe karakter i madh, me aftësi specifike të cilat do të na bëjnë më të fortë teksa përpiqemi të fitojmë trofe të mëdhenj”.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte pjesë e kombëtares së Italisë në EURO 2024. Calafiori do të mbajë fanellën me numrin 33 te Arsenali./aa