Një studim i ri ka treguar se edhe bletët mund të vallëzojnë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego kanë gjurmuar të ashtuquajturin 'kërcimin dredha-dredha' të bletëve për të parë se si ato mësojnë këtë aftësi.
Gjetjet e tyre sugjerojnë që bletët e reja ndjekin vallëzimet e insekteve të moshuara për të përmirësuar lëvizjet e tyre.
'Ne kemi filluar të kuptojmë se, si ne dhe kafshët mund të përcjellin informacione të rëndësishme për mbijetesën e tyre përmes komuniteteve dhe familjeve”, tha autori i studimit James Nieh.
"Hulumtimi ynë i ri tregon se ne tani mund ta zgjerojmë një mësim të tillë social për të përfshirë insektet."
Vallëzimi është një formë komunikimi me anë të së cilës bletët i tregojnë shokëve të folesë se ku të gjejnë ushqimin më të mirë.