Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC) ka shpallur Parisin si qytetin më të fuqishëm në botë për turizmin.

Megjithatë, lista e përgjithshme e qyteteve më të fuqishme turistike nuk mori parasysh vetëm biletat e muzeut dhe dhomat e hoteleve. Faktori tjetër ishte se sa qeveritë dhe bizneset vendore dhe kombëtare po investojnë në këto qytete si destinacione turistike.

 

Parisi po përgatitet të presë Lojërat Olimpike Verore 2024.

 

Megjithëse më pak se 5% e objekteve do të ndërtohen për Lojërat Olimpike, qyteti po derdh burime në infrastrukturë, siguri dhe masa të tjera që do t’i ndihmojnë ata të përgatiten për të pritur botën.

 

Sipas këtij kontabiliteti, totali i përgjithshëm i turizmit të kryeqytetit francez arriti në 35.6 miliardë dollarë.

 

Qytetet më të fuqishme në botë për turizmin 2022

Paris, Francë

Pekin, Kinë

Orlando, Florida

Shanghai, Kinë

Las Vegas, Nevada

Nju Jork

Tokio, Japoni

Mexico City, Meksikë

Londër, MB

Guangzhou, Kinë