Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi për votimin e sotëm në parlament të ndryshimeve në qeveri.

Basha ironizon po ashtu deputetët e Sali Berishës, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme, por vetëm pak ditë më parë bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, këto janë shfaqje të dala boje, pasi teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.

“Teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat. E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramen për të liruar të korruptuarit e tij”, tha Basha./ata