Presidenti Bajram Begaj në konferencën e përbashkët me homologun e tij polak ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

 

Begaj i bën thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, pasi standardi i zgjedhjeve ndikon në procesin e intergrimit evropian dhe vetë zgjedhjet sipas Begajt janë një tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik.

 

Ai theksoi se është e rëndësishme që institucionet e administrimit të zgjedhjeve të ndjekin nga afër me kujdes të gjithë parregullsitë e këtij procesi.

 

Ndër të tjera Begaj tha se zgjedhjet janë të qytetarëve dhe për këtë ka kërkuar që partitë politike dhe kandidatë që të mos e shpërfillin këtë fakt siç bënë me kërkesën e presidentit për të mos përdorur gjuhë denigruese ndaj kundërshtarëve në fushatë.

 

Nëse retorika e panevojshme do të vijojë edhe pas procesit zgjedhor atëherë sipas Begajt do të ketë një cënim të integritetit të këtyre zgjedhjeve dhe përgjegjësia do të jetë e institucioneve dhe e partive politike.

 

“Zgjedhjet janë një mundësi që qytetarët shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Standardi i zgjedhjeve ndikon në procesin e intergrimit evropian, pasi vetë zgjedhjet janë një tregues i rëndësishëm I maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është një sfidë për ne, për institucionet politike, për partitë politike  për të gjithë shoqërinë. Zgjedhjet, e kam përmendur në një deklaratë të mëparshme, nuk janë të partive por të qytetarëve. Në fakt të gjithë kandidatët dhe partitë politike duhet që të mos i shpërfillin qytetarët, siç ndodhi me shpërfilljen që i bënë presidentit, kur bëri thirrje që retorika e përdorur gjatë zgjedhjeve të ishte një retorikë qytetare jo denigruese,jo armiqësore. Të ishte një retorikë e cila ishte e matur, e vetëpërmbajtur që të kishte përplasje idesh dhe premtimesh jo retorikë e panevojshme.

 

 Për mua sot tre ditë para zgjedhjeve është e rëndësishme që unë të bëj një thirrje për pjesëmarrjen në zgjedhje. Pjesëmmarja në zgjedhje është një e drejtë kushtetuese, një detyrim moral për veten tonë dhe për kombin. Çdo qytetar duhet që ushtrojë fuqishëm të drejtën e votës, pushtetin e votës për të zgjedhur. Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces, cdo institucion i përfshirë në administrimin zgjedhor, çdo faktor tjetër I rëndësishëm duhet të angazhohet të realizojë të kemi zgjedhje të lira transparente dhe të ndershme.

 

Ky nuk është kusht i vendosur nga BE apo Polonia, por është një detyrim që e kemi ndaj qytetarëve shqiptarë, ka të bëjë me një standard zgjedhor, I cili duhet të jetë ashtu sic duhet,I përsorur dhe jo një standard pak më i mirë se zgjedhjet e tjera. Nëse retorika e panevojshme e partive politive vijon edhe pas procesit zgjedhor, ka një cënim të integritetit të këtyre zgjedhjeve atëherë përgjegjësia do të jetë e institucioneve dhe e partive politike”, ka thënë Begaj.