Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat, në përfundim të seancës në Kuvend, i cilësoi emërimet e reja në qeveri, si individë anonimë.
Bardhi tha se tre ministrat, janë individë të keqpërdorur në pozicionet e tyre në administratë dhe tashmë po promovohen në kabinetin qeveritar.
“Së pari më lejoni të shpreh qëndrimin tonë në emër të grupit të PD për këtë që ndodhur sot. Nga sot krimi i organizuar është dhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritar, individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot”, tha Bardhi.
I pyetur për votimin e Elisa Spiropalit në pozicionin e Kryetares së Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës, Bardhi tha se për opozitën nuk asnjë ndryshim. “Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik”, tha Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, mohoi po ashtu të ketë bashkëpunuar me Partinë Socialiste për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. “Nuk ka patur reform, por siç kemi theksuar, adresim të kërkesave të Gjykatës Kushtetuese”, nënvizoi Bardhi./ata