Stoku i depozitave në banka, ka regjistruar rritje edhe gjatë muajit qershor 2024, duke prekur vlerën e 1.302 trilionë lekëve, nga rreth 1.300 trilionë lekë që ishte gjatë muajit maj, sipas statitikave publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së kursimet në banka, si në lekë ashtu dhe në euro kanë shfaqur një tendencë rritjeje në qershor.

Kështu për këtë periudhë, stoku i depozitave në euro arriti në 7.56 miliardë euro, me një rritje prej 0.59%, ose 44 milionë euro më shumë. Me bazë vjetore, depozitat në valutë janë rritur me 12.9% (qershor 2024/qershor 2023), ose 868 milionë euro më shumë.

Rritja në qershor erdhi nga individët dhe nga qeveria lokale.

Ndërkohë stoku i kursimeve në monedhën vendase ishte rreth 591 miliardë lekë, me një rritje prej 0.4% (2.4 miliardë lekë më shumë) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Me bazë vjetore (qershor 2024/qershor 2023), kursimet në lekë janë rritur me 8%, ose 44 miliardë lekë më shumë.

Aktualisht 45% e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55% në valutë, kryesisht euro./ata