24% e vajzave adoleshente  në mbarë botën që janë në një lidhje janë dhunuar fizikisht apo seksualisht nga partnerët e tyre.
Janë ekspertët e organizatës botërore të shëndetësisë që japin alarmin se këto vajza pa mbushur ende të 20-tat po përballen me ritme të larta dhune.
Në rang global, ekspertët thonë se 1 në 6 vajza kanë përjetuar dhunë pëgjatë viti të kaluar, ndërsa 1 në 4 janë dhunuar së paku një herë nga partneri gjatë lidhjes së tyre.

Fenomeni i dhunës raportohet në nivel të ndryshme në varësi të vendeve. Në Europë, 10% e vajzave nën 20 vjec raprotojnë se janë dhunuar, e kur flasim për shqipërinë shohim se kjo shifër është edhe më e lartë.

Sipas OBSH, 13% e adoleshenteve shqiptare që janë në një lidhje janë dhunuar fizikisht apo seksualisht.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se dhuna nga partneri mund të ketë ndikime shkatërruese në shëndetin e të rinjve, arritjet arsimore, marrëdhëniet e ardhshme dhe perspektivat gjatë gjithë jetës. Nga pikëpamja shëndetësore, rrit gjasat e lëndimeve, depresionit, çrregullimeve të ankthit, shtatzënive të paplanifikuara, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të tjera probleme fizike dhe psikologjike./EuroNews