Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë dhe përfaqësuesi special i presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov tha se atentati ndaj liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh është vrasje politike dhe do të shkaktojë përshkallëzimin e tensioneve.

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Bogdanov ka reaguar ndaj vrasjes nga një atentat të kryer në Teheran ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

"Situata në fjalë është shumë e keqe. Kjo është vrasje politike e papranueshme dhe do të shkaktojë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve", tha Bogdanov.

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh humbi jetën në sulmin e kryer ndaj banesës së tij ku po qëndronte në Teheran në të cilin ndodhej për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.

Hamasi ka njoftuar se atentati ndaj Haniyeh është kryer nga Izraeli./aa