Ushtria amerikane ka kryer sulm ajror kundër grupeve të armatosura në provincën Babil të Irakut.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, në deklaratën për Anadolu tha se forcat amerikane shënjestruan luftëtarët që u përpoqën të sulmonin me mjete ajrore pa pilot në rajonin Musayyib në provincën Babil.

"Komanda Qendrore e SHBA-së vlerëson se mjetet ajrore pa pilot në fjalë janë kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit. Ky veprim nënvizon angazhimin e SHBA-së për sigurinë e personelit tonë", tha zyrtari.

Në lajmet e mediave irakiane, pretendohet se selia e forcave të milicisë shiite Hashd al-Shaabi u sulmua nga ajri dhe se në rajon kishte të vdekur dhe të plagosur.

Sulmi i SHBA-së ndodhi disa orë pasi ushtria izraelite shënjestroi Fuad Shukr, i cili dyshohet se është numri 2 i Hezbollahut./aa