Pesë vende të reja pune janë hapur për ekspertët e sigurisë kibernetike në njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë personat e interesuar për të aplikuar në këto vende pune.

 

“Njësia Speciale e Sigurisë Kibernetike fton më të mirët të bëhen pjesë e saj. 5 mundësi të reja punësimi, për këdo që ka pasion sigurinë kibernetike dhe dëshiron të jetë pjesë e një ekipi dinamik”, u shpreh Peleshi.

 

Ai ftoi ekspertët të mos e humbasin mundësinë për të punuar në këtë njësi, me një pagë absolutisht konkurruese dhe me mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s.

 

Peleshi informoi se aplikimet do të mbyllen më 22 mars 2023./ATSH